Babë e bir kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri me thikë në Shkodër. Sipas policisë ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Advertisements
Sakaq, në pranga është vënë autori i dyshuar i ngjarjes.
Advertisements
“Rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), të cilët u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, i autorit të dyshuar, shtetasit A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur nga ky shtetas, gjatë konfliktit”, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.