Zyrtar i IMT/ Vëllai i dhëndrit të Qazim Sejdinit merr ryshfet 2.5 mln lekë për të ulur gjobën

by editor

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka “peshkuar” këtë herë inspektorët dhe drejtuesit e IMT-së në Bashkinë e Elbasanit. Një biznesi në këtë qytet i kanë vënë një gjobë për ndërtimin e një tende pa leje.

Advertisements

Me anë të një sekseri, kryeinspektori i INUV-it pranë bashkisë së Elbasanit, Andri Mehja, i ka kërkuar qytetarit një ryshfet prej 2 milionë e gjysmë Lekë për të reduktuar masën e gjobës nga 17 milionë në 5 milionë Lekë. “Stop” e takoi kryeinspektorin e IMT-s, i cili premtoi, se do të ulte gjobën.

Advertisements

Andri Mehja: Ça bën? Si kalon?

Andri Mehja: Mirë je ti? Çkemi?

Qytetari: Kam atë problemin aty.

Andri Mehja: Epo të sqarojë xxxx!

Qytetari: Po! Unë dua ta pezulloj derisa të mbaroj!

Andri Mehja: Cilën do pezullosh?

Qytetari: Gjobën, masën, derisa të…

Andri Mehja: Nuk pezullohet ajo.

Qytetari: Po si t’ia bëjmë?

Andri Mehja: Ajo është me afat.

Andri Mehja: Nuk ka problem, nuk të rëndon atje. Në gjykatë e ke problemin?

Andri Mehja: Nuk të rëndon. Gjykata del me vendim pastaj. Unë mund të çoj në përmbarim po…

Qytetari: Sa e mban, pa e çuar në..

Andri Mehja: Sot është e fundit ajo, që mbahet pastaj me përmbarim 2-3 muaj kemi afat. Po sot unë e kam të fundit, që duhet ta shkruaj se s’bën, se kam unë afatet e veta, që të bëj njoftimin ty, se unë ta nis me postë pastaj. E kupton? Prandaj i thashë edhe xxx sot e kam të fundit, nuk e mbaj dot më.

Andri Mehja: Kam, më ka kaluar afati. Gjoba janë, vihen me afat. Brenda 10 ditëve unë duhet të vej gjobën dhe të njoftoj ty, që u gjobite.

Qytetari: Tani si do procedojmë ne? Do më .. domethënë…

Andri Mehja: Do marrësh gjobë 5 milionë Lekë. Gjobën nuk e shmang dot pra. Gjoba të bie 17 milionë e gjysmë, ta tha xxxx.

Andri Mehja: Me atë, që i thashë unë i bi…

Fillimisht Mehja mori si kapar 300 mijë Lekë të vjetra.

Qytetari: Është problem i lekëve për momentin. Tani, të të lë një kapar të vogël unë dhe nesër të vij të sjell?

Andri Mehja: Marr xxxx mbas, o burrë. S’bëhet llaf, o burrë!

Andri Mehja: Po prit! Jo këtu! Mos ashtu gjë këtu! Do të lëri…

Andri Mehja: Do të nxjerr një çun këtu, sa të ashtu ai.

Qytetari: Eh mirë! Në rregull!

Andri Mehja: Të takojë ai çuni!

Qytetari: Po të lë një 300 mijë lekësh unë tani për momentin, se aq…, për momentin.

Andri Mehja: Shih mbylle, se..!

Qytetari: Nesër të vij të sjell pjesën tjetër. 2500-nd më tha…

Andri Mehja: Ok! Ke një 10-tsh, që të thashë unë të shpëton, prandaj po të them.

Qytetari: Faleminderit! Po kam hallin atje, se isha…

Andri Mehja: Për përmbarim do të, e hedhim në gjykatë pastaj shpejt. Të dalë gjykata me vendim dhe unë nuk po ta çoj në përmbarim, po ta mbaj.

Qytetari: Nesër ça ore ke mundësi?

Andri Mehja: Deri nga ora 12:00 besoj, do ta mbyllësh.

Andri Mehja: Hë. Ja po të nxjerr një çun të vij aty.

Qytetari: Të të jap një porosi për shefin! Janë, numëroji, 300 mijë lekë aty!

Qytetari: Në rregull! Mirupafshim!

Në takimin e ditës së dytë iu dorëzuan 2 milionë e 200 mijë Lekët e tjera në dorë kyeinspektorit brenda një automjeti.

Andri Mehja: Ça bane? Qysh je ti? Mirë!

Qytetari: U lodhe? U mërzite?

Andri Mehja: Po hajde, punë sa të duash gjithandej.

Qytetari: Dëgjo! Atë tendën do ma prishësh mua?

Qytetari: Ok! Se e kisha merak atë. Sa kemi këtu? (Nxjerr lekët)

Andri Mehja: Futi, futi, s’ka gjë aman, se…

Qytetari: Prit se i bëra 1, 2, 3, 4, 5, 6, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 20, 22, (2200 mijë lekë) Se mora 2,5 unë edhe po harrova, që të kisha dhënë.

Andri Mehja: (Flet në telefon) Alo, hë mo ça bën?

Qytetari: T’i vë këtu tek kjo? (Kroskoti) Kur të mbaroj hallin këtej unë, se pak kam. Kam mundësi të shtoj.

Andri Mehja: Je në proces gjyqësor aty. Do të ashtu prapë ata. Do flasim nga afër. Mirë!

Qytetari: Do më bezdisin thua?

Andri Mehja: Hajd, se do takohemi do flasim. Mirë!

Qytetari: Se dua ta mbuloj edhe këtë pjesën, e ke parasysh? Kam vënë ato gjashtë panelet. Të vija dhe pjesën këtej, se…

Andri Mehja: Flasim në fund, mbarojmë këtë njëherë!

Qytetari: Gjithsesi shumë faleminderit!

Andri Mehja: Hajd, se dëgjohemi!

Pikërisht për këtë rast të denoncuar, kryeinspektori Mehja dhe vartësi i tij, inspektori Bardhyl Qehja, 50 vjeç u shpallën në kërkim mbrëmjen e të martës nga Policia e Elbasanit. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe ndaj tyre gjykata ka caktuar masën arrest me burg.

38-vjeçari Andri Mehja njihet në Elbasan si vëllai i dhëndrit të ish-kryebashkikaut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

You may also like