U zhduk nga banesa një ditë më parë, palombarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të 58-vjeçarit në rezervuar

by editor

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Prrenjas/Polumbarët e RENEA-s gjejnë trupin e pajetë të shtetasit Xh. D., në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Advertisements

Pas kërkimeve intensive, polumbarët që asistuan shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas, mundësuan gjetjen e trupit të 58-vjeçarit, për të cilin familjarët kallëzuan rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, se dyshonin se ishte vetëmbytur në ujërat e rezervuarit të Prrenjasit.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

You may also like