Influencuesi më i mirë për momentin në tregun shqiptar, është Romeo Veshaj, banori i ‘Big Brother VIP Albania’.
Advertisements
Kjo u bë e ditur një ditë më parë nga gazetari Anaid Kaloti, teksa ishte i ftuar në një program televiziv. Ai ka zbuluar, se në Instagramin e Romeos për një postim mund të paguhet edhe 3 mijë euro. Anaidi tregon se nuk ka kontrata poshtë 10 apo 20 mijë eurove.
Advertisements
“Mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë”- tha ndër të tjera Anaidi.
Biseda në studio:
Anaidi: Romeo Veshaj. Momentalisht është influenceri më i mirë në treg.
Ronaldo Sharka: Sa shkojnë çmimet për Instagramin?
Anaidi: Po mund të shkojnë dhe 3 mijë euro për një postim. Kontratat nuk mbyllën nën 10 apo 20 mijë.
Ed Manushi: U habita pak për Romeon sepse mendoja që vajzat mund të ishin më shumë influencer.
Anaidi: Në industrinë e influencërs, një nga industritë më të reja që njerëzit po paguhen shumë mirë, 80% të tregut e mbulojnë vajzat. Çuna ka shumë pak, Ervini punon, Ronaldo, Bled Mane.