Landy Párraga Goyburo, 23-vjeçarja që u ekzekutua nga dy persona të armatosur në mes të ditës në një restorant në Ekuador, rreth dy muaj u zbulua se ka qenë në një lidhje me kriminelin famëkeq, Leandro Noreo. Bosit mafioz, i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi, iu pre koka në burg në vitin 2022, rreth 6 muaj pas arrestimit.
Advertisements
Kamerat e sigurisë kanë publikuar pamjet nga momenti i tmerrshëm, kur dy autorët futen në ambientet e brendshme të restorantin, teksa 23-vjeçarja, Landy Párraga Goyburo ndodhej në këmbë duke biseduar më një burrë.
Advertisements
Njëri prej autorët i afrohet me shpejtësi të resë dhe qëllon disa herë mbi, ndërsa tjetri që qëndron pak më larg qëllon mbi personin tjetër.
Modelja, më parë kishte përfaqësuar provincën e Los Rios në konkursin e bukurisë Miss Ekuadori 2022.
Paraga, e cila kishte mbi 1 milion ndjekës në llogarinë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u kthye në qendrën e vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Noreo dhe ekonomistit të tij, Chelive Angulo.
Ekzekutim mafioz i ‘El Patronit’
Një përleshje brutale në burgun e Cotopaxi-t në tetor 2022 çoi në vrasjen e ‘El Patronit’, i cili për autoritetet vendase konsiderohej drejtues i një prej tri organizatave më të rrezikshme në vend.
Leandro Noreo u sulmua në një sulm frontal që një grup të burgosurish iu ka bërë një grupi tjetër, ndërkohë që më parë kanë hapur zjarr ndaj rojeve të burgut për të detyruar ata të largohen.
Ndërsa policia e burgut dhe rojet janë shpërndarë për t‘iu shpëtuar plumbave, ekuadoriani i rrezikshëm është qëlluar me thikë, duke e goditur në pjesën e qafës dhe duke e lënë të vdekur brenda korridoreve të një kati të burgut të sigurisë së zakonshme.
Emri i bosit të trafikut të drogës në Ekuador ishte kthyer thuajse në proverbialitet, për shkak se ai, dy vite më parë, ndërkohë që qyteti port i Guayaquilit ishte kthyer në një ‘thertore’ trafikantësh dhe njerëzve të botës së krimit, ai sajoi një histori vdekjeje të vetën duke e bërë jo vetëm vendin por edhe policinë dhe prokurorinë ta besonin, derisa e rihasën të gjallë disa muaj më parë dhe e vunë në pranga për pastrim parash. Bëhet fjalë për Leandro Tigua, i konsideruar si “padroni”.
POR ÇFARË E LIDHTE “PADRONIN” ME SHQIPËRINË?
Guayaquili është një nga qytetet, ku shqiptarët, trafikantë të kokainës, që kanë marrë përsipër të futen “dorë e parë” në transportin e drogës drejt porteve të Europës, të kthehet në shesh betejë mes kapove ndërkombëtar të kokainës. Një nga vrasjet më të bujshme që trazoi jo pak ujërat në qytetinportë e kokainës, ishte edhe ekzekutimi i Ergys Dashit, një të riu nga Durrësi, i cili u vra në një mënyrë tejet mafioze.
Sipas të dhënave që pasuan ekzekutimin e shqiptarit me 23 janar, u tha se dyshimet binin edhe mbi atë që konsiderohej padroni dhe që dy ditë më parë u sulmua në burg, duke u vrarë në mënyrë brutale. Në fakt, hetimi vendas u shtang për mënyrën se si vrasësit iu afruan shqiptarit, që rezultonte të ishte një person i rëndësishëm në trafikun e kokainës. Duke qenë se në shumicën e vrasjeve të ndodhura dy viteve të fundit në zonën portuale ishin masakra, ekzekutimi i shqiptarit bëri që ngjarja të hetohej për të zbuluar se kush fshihej pas atij mekanizmi perfekt kamuflimi. Atentatorët e shqiptarit shkuan në restorantin ku darkonte shënjestra e tyre por hasën në rezistencën e rojeve të sigurisë së lokalit.
Ata ishin dy persona, treguan rojet, më vonë për prokurorinë. Njëri mbante një buqetë të madhe me lule dhe pas këmbënguljes së rojeve se ata nuk mund të hynin se nuk kishin dokument se ishin të vaksinuar, mbajtësi i luleve atëherë iu lutet! “Dikush aty brenda ka ditëlindjen! Ju lutem vetëm të dërgoi këtë buqetë dhe do të dal menjëherë”! Dhe në fakt ashtu ndodhi. Autori i shkoi në tavolinë shqiptarit e qëlloi me breshëri dhe më pas hyri mes turmës së njerëzve që darkonin dhe doli i pavënë re nga rojet. Këta të fundit në dëshminë e tyre thanë se nga gjuha që flisnin linin të kuptoheshin se nuk ishin ekuadorian, po ndoshta kolumbian. Dashi, më vonë u mësua se ishte një eksponent i rëndësishëm i trafikut në port, aty ku nisen tonelata kokaine në drejtim të Holandës, Belgjikës dhe Spanjës.
VIKTIMA E BURGUT
“Padroni”, sipas mediave vendase ishte proceduar penalisht për drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një grup kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi. “Karriera” kriminale e El Patron filloi në vitin 2006. Ai u arrestua për armëmbajtje pa leje. Gjatë viteve në vijim, Norero thuhet se mori mbështetjen e politikanëve të korruptuar, gjë që e lejoi atë të organizonte rrjetet e trafikut të drogës nga portet e Guayaquil dhe Machala. Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e gjeneruara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të megabandave si “Los Lobos”, “Los Tiguerones”, “Lagartos” dhe “Chone Killers”, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re, “Jalisco”.