“Nga bashkia nuk më heq dot askush”- Veliaj para Këshillit Bashkiak: E shijova eksperiencën në SPAK! Unë nuk dorëzohem, lepujt le të rrinë ditë e natë

by editor

Menjëherë sapo doli nga SPAK, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua mbledhjes së Këshillit Bashkiak, që u zhvillua online.

Advertisements

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se duhet të fokusohen tek puna dhe jo dhuna. Sipas tij, askush nuk e heq nga bashkia, përveç votës së popullit.

Advertisements

Veliaj u shpreh se praninë në SPAK e shijoi si eksperiencë profesionale, ndërsa tha se “inkurajoj Altin Dumanin të ecin vetëm përpara”.

“Unë ftoj këshillin të fokusohet tek puna dhe jo tek dhuna. Unë jam ku jam sot, le të rrinë lepujt ditë e natën, nga bashkia nuk na heq dot askush përveç popullit. Ata që janë frikacakë janë ata që nuk shkojnë në SPAK.

Ata nuk mbledhin dot më shumë sesa turistët në Tiranë. Kjo sjellje rrugaçërore, kur ti dhunon policin, kur ti ke me demek ke hallin e teatrit që nuk ishte monument kulture, i hedh molotv kësaj ndërtesë që është monument kulture

Unë jo vetëm nuk dorëzohem, por do punoj akoma më fort. Jo vetëm që e shijova si një eksperiencë profesionale mënyrën si komunikova me koleget e SPAK, por unë inkurajoj Altin Dumanin të ecin vetëm përpara”, tha Veliaj.

Më tej Veliaj tha: “Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike, teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj.

E kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes. Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, – se stani me lepur është këtu jashte, por lepuri në bark është te rruga Mustafa Matohiti, – jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i kujtojë”.

You may also like