“Ulje temperaturash dhe…”/ Meteorologu Hakil Osmani zbulon surprizën e motit për fundjavën

by editor

Prej mëngjesit të sotëm vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të breshrit.

Advertisements

Meteorologu Hakil Osmani thotë se gjatë fundjavës do të ketë reshje shiu dhe ulje të temperaturave. Temperatura minimale pritet të shkojë në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalja në 22 gradë Celsius, gjatë pasdites.

Advertisements

“Vendi ynë gjatë ditës së sotme mbetet në mbizotërimin e vranësira të dendura ku herë pas here do të pasojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu. Orët e pasdites priten të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, por sërish mbrëmja sjell vranësira të shpeshta dhe reshje të shiut. Temperatura e ajrit në ditën e sotme do të jenë në vlerën 22 gradë Celsius.

E shtuna mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat deri në orët e pasdites herë pas here do të pësojë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për momente të pakta me reshje të izoluara shiu. Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve të motit, duke bërë që të kemi intervale me kthjellime.

Temperaturat e ajrit, në orët e para të mëngjesit të së shtunës do të ketë rënie të tyre duke bërë që minimumi të jetë 2 gradë Celsius dhe maksimalja 22 gradë Celsius.

Dita e diell sjell rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që në zona malore të regjistrohet vlera 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimumi pritet të shkojë në 24 gradë Celsius. Për sa i përket kushteve të motit në pjesën më të madhe të ditës së diel do të jemi në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave që mund të krijojë reshje të pakta shiu gjatë pasdites.

Për sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, sot dhe nesër mbeten në mbizotërimin e vranësirave duke gjeneruar reshje shiu. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës së shtunë të sjellë përmirësim gradual të kushteve të motit, temperaturat e ajrit sot në Kosovë janë 17 gradë Celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut pritet që temperatura maksimale të shkojë në 24 gradë Celsius. Dita e diel pritet të ketë përmirësim të kushteve të motit.”, tha ai.

You may also like