Dasma e vitit, martohet njeriu më i pasur në Indi! Në ceremoninë e djalit të miliarderit janë 1200 të ftuar, do të kushtojë 139 milionë euro

by editor

Në korrik do të mbahet në Portofino dasma më luksoze e vitit, ajo e njeriut më të pasur në Indi. Anant Ambani (familja e të cilit zotëron një kompani nafte me xhiro 20 miliardë dollarë në vit) i cili do të martohet me të dashurën e tij Radhika Merchant.

Advertisements

Në ceremoni do të jenë 1200 të ftuar dhe lokacioni do të jetë ëndërrimtar, kostoja do të jetë rreth 139 milionë euro.

Advertisements

Që kur festa para dasmës u mbajt në mars, u përhapën thashethemet se ceremonia e martesës së Anant Ambanit, djalit të manjatit Mukesh Ambani, njeriu i 11-të më i pasur në botë (pasuria e të cilit është në 116 miliardë dollarë), me Radhika Merchant mund të jetë një nga ngjarjet më luksoze të kohëve të fundit.

Për të dhënë një ide mbi madhështinë e ngjarjes, merrni parasysh se vetëm për festën e fejesës, e cila u zhvillua në qytetin Jamnagar në Indi në mars dhe zgjati tre ditë sipas zakoneve hindu, familja Ambani shpenzoi 8 milionë dollarë.

E ftuar speciale si këngëtare ishte Rihanna, ndësa në fejesë ishin emra të njohur nga e gjithë bota, duke përfshirë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe John Elkann.

Dasma mes Anant Ambanit dhe Radhika Merchant, ku nusja do të veshë fustane të modës së lartë italiane tek bankete luksoze për të ftuarit, do të ketë një vëmendje të përpiktë deri në çdo detaj: nga zgjedhja e vendndodhjes, tek dekorimet me lule.

Vlerësohet se totali i shpenzimeve do të arrijë në 139 milionë euro. Siç raporton “La Repubblica di Genova”, Portofino është zgjedhur si lokacion nga familjet e çiftit. Ceremonia do të jetë ekskluzive dhe mund të ketë mbi 1200 të ftuar, aq sa nuk përjashtohet mundësia që bashkia e Portofinos të mbyllet për eventin, duke kufizuar aksesin ekskluzivisht për të ftuarit.

You may also like