Këtë të enjte festohet Dita e Evropës, që shënon ditën e deklaratës së Robert Shuman, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme i Francës, i cili prezantoi idenë e tij për një formë të re të bashkëpunimit politik dhe që luftërat mes popujve të Evropës do t’i bënte të paimagjinueshme.
Advertisements
Aspirata e Shqipërisë për t’iu bashkuar Evropës mori jetë që nga fillimi i viteve ’90, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist.
Për shqiptarët, ideja e ndryshimit u njësua me bashkimin në familjen e madhe evropiane.
Advertisements
Por kur kanë kaluar 34 vite nga shprehja e kësaj aspirate, Zëvendës Presidentja si dhe nr e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho thekson se kjo ditë na kujton edhe njëherë se Evropën duhet më së pari ta ndërtojmë këtu, duke e bërë Shqipërinë një vend që u ofron mundësi të gjithëve e jo vetëm e disave.
E në këtë kontekst, Xhixho thotë se largimi i të rinjve, mungesa e shpresës, varfëria, korrupsioni, pabarazia dhe abuzimi me pasuritë kombëtare mbeten problemet madhore që duhet të adresojmë gjatë udhëtimit tonë drejt BE-së.
Mesazhi i plotë i Erisa Xhixhos:
Sot është 9 Maji dita e Evropës, dita e lindjes së projektit më të madh të paqes, unitetit dhe bashkëpunimit politik në kontinentin e vjetër.
Në shtatë dekada të rrugëtimit të tij, jo pa pengesa, ai mbetet padyshim projekti më i qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social.
Dita e Evropës është momenti që na kujton sfidat me të cilat duhet të përballemi për t’u bërë pjesë e saj, por edhe bindjen se nuk ka rrugë tjetër përveç integrimit në BE për Shqipërinë.
Kjo ditë na kujton edhe njëherë se Evropën duhet më së pari ta ndërtojmë këtu, duke e bërë Shqipërinë një vend që u ofron mundësi të gjithëve e jo vetëm e disave.
Largimi i të rinjve, mungesa e shpresës, varfëria, korrupsioni, pabarazia dhe abuzimi me pasuritë kombëtare mbeten problemet madhore që duhet të adresojmë gjatë udhëtimit tonë drejt BE-së.
Pesë prioritetet e Partisë së Lirisë kanë për qëllim integrimin evropian. Ndaj përmes integrimit ekonomik, investimit te kapitali njerëzor përmes edukimit, zhvillimit të bujqësisë dhe shndërrimit i Shqipërisë në fuqi eksportuese, ne synojmë ta afrojmë Shqipërinë më shpejt te familja të cilës i përket.
Partia e Lirisë është e vetëdijshme se ky proces është mbi të gjitha proces meritokracie dhe përmbushjeje detyrimesh ndaj Bashkimit Evropian dhe jo propagande boshe.
Gëzuar ditën e Europës!