Me tre fëmijët për dore, publikohet video e rrugëtimit pa kthim të Alma Arrazit mbi urën e lumit Buna

by editor

Pamjet më poshtë janë momentet e fundit të 39-vjeçares Alma Arrazi me tre fëmijët e saj, pak çaste përpara se të hidheshin në ujërat e lumit Buna, një ngjarje që tronditi Shkodrën por edhe mbarë Shqipërinë.

Advertisements

Në videon e parë, Alma Arrazi shihet teksa del nga një kafene ku ndodhej së bashku me kunatën e saj. Kunata largohet në drejtim të kundërt me fëmijën e saj, ndërsa 39-vjeçarja me tre fëmijët merr rrugën drejt urës së lumit të Bunës.

Advertisements

Është ora rreth 20:09 e mbrëmjes. Për gati 10 minuta ajo ka besohet të ketë ecur me këmbë së bashku me fëmijët drejt urës, ku dallohet në videon e dytë të mbërrijë rreth orës 20:21.

Tashmë është errësirë dhe mbi urë shihet trafik i shpeshtë i makinave. Ndonëse video aty ndërpritet, shumë gjëra mbeten të paqarta, edhe pasi më herët është thënë se nuk ka pasur asnjë pamje filmike që mbulon urën e lumit Buna.

Dyshohet se në momentin që Alma Arrazi ndodhej pranë Urës së Bunës me tre fëmijët, ajo ka parë bashkëshortin në makinë me të dashurën e tij. Në këtë moment ajo dyshohet se ka hedhur tre fëmijët nga ura dhe më pas është hedhur vetë.

You may also like