Julian Deda dhe Roza Lati kanë frikësuar Erjola Doçin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Teksa banorët po diskutonin në dhomën e gjumit, në një moment aktori ka hapur derën e dollapit me një shkop, ndërsa i tha moderatores se në shtëpi ka fantazma.
Advertisements
Duke ulëritur dhe e frikësuar, Erjola e pyeti Rozën nëse e shikoj edhe ajo derën që po hapej.
Advertisements
“Po e pashë edhe unë”- tha banorja, ndërsa modertorja u shpreh se ajo nuk është e çmendur.
“E kam parë një natë që ka lëvizur sikur kjo dhe thashë këtu ka fantazma se nuk ka mundësi”- vazhdoi Juli duke e frikësuar më shumë Erjolën, teksa në një moment kjo e fundit e shikoi aktorin që derën po e lëvizte ai me shkop.
Erjola u çua në këmbë dhe mori shkopin duke goditur me të Julin, i cili po shpërthente në të qeshura së bashku me Rozën nga rrengu që i thurën moderatores.
Juli: Kush e lëvizi këtë more?
Juli: A të kam thënë që këtu ka diçka. Këtu lëvizin gjërat vetë o njeri
Erjola: Jo e lëvize me këmbë
Juli: Si më këmbë more, nuk e arrij dot
Erjola: E pashë që lëvizi. Jul më thuaj çfarë bëre? Lëvizi kjo gjëja e pashë me sytë e mi.
Juli: E kam parë një natë që ka lëvizur sikur kjo dhe thashë këtu ka fantazma se nuk ka mundësi