Ekzekutimi i Roan Brahimit në mes të Athinës/ “Nuk më pati thënë se do vinte”, flet partnerja e tij: Pas të shtënave, nuk mbaj mend asgjë, fëmija…

by editor

Partnerja e tij e cila mbeti e plagosur lehtë nga atentati, ka folur për median greke, Neësit.gr duke deklaruar se nuk kishte pasur dijeni se Roan Brahimi do të vinte në Athinë pasi nuk i kishte treguar asgjë.

Advertisements

“Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë gjë. Erdhi të Shtunën e Madhe për Pashkë”- është shprehur partnerja e Brahimit.

Advertisements

Në lidhje me ngjarjen ajo u shpreh se ishte e pranishme në makinë por nuk mbante mend sesi ndodhi. Ndërsa shtoi se fëmija i mitur i pa të gjitha.

“Isha bashkë me të brenda në makinë, por nuk e mbaj mend si ndodhi. Pastaj dola nga makina. Fëmija i pa të gjitha. Tani e ka mamaja ime, unë jetoj në shtëpinë time. Nuk jam fare mirë”- shtoi ajo.

Sipas mediave greke, në momentin që është qëlluar Roan Brahimi, partnerja e tij ka humbur ndjenjat, ndërsa fëmija i tyre ka bërtitur “Babi im, babi im”. Më pas në vendngjarje ka mbërritur gjyshja e fëmijës e cila e ka larguar prej andej.

You may also like