Një çift turistësh italianë ranë pre e grabitjes ditën e djeshme në Vlorë.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë” teksa çifti kishin parkuar makinën dhe kishin shkuar për të drekuar. Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të grabitjes.
Advertisements
Arrestimi i tij u bë në lagjen “28 nëntori”.
Pasi policia e ka ndjekur gjatë gjithë ditës, autori i dyshuar ka vërejtur së po e ndiqnin dhe ka lënë makinën që lëvizte dhe ka tentuar të ikë me vrap.
Pas ndjekjes nga forcat e policisë për më shume se 10 minuta në lagjet e Vlorës është bërë e mundur arrestimi i tij.
Sipas informacioneve i ndaluari rreth 35 vjeç me mbiemër Myrtaj sapo ka dalë nga burgu duke përfituar nga amnistia para 10 ditësh.
Polica po e kontrrollon në makinën e tij si dhe cantën që ai la në makinë duke iu larguar me vrap policisë.
Ndërsa në makinën e çiftit italian ditën e djeshme u grabitën 2500 euro dhe të gjitha dokumentet që ndodheshin në çantë./albeu.com