Një 82 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën ku jetonte në lagjen numër 12 të qytetit të Korçës.
Advertisements
I moshuari i identifikuar si Skënder Kita, sipas të dhënave, jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.
Advertisements
Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.
Pas denoncimit policia ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82 vjeçarin, i cili u transportua në morgun e spitalit.