“Jeton në Amerikë, s’e kam problem lidhjen në distancë”- Nga njohja me partneren 22 vite më të re, tek planet për dasmë, rrëfehet Robert Berisha

by editor

Robert Berisha ka folur për marrëdhënien e tij me partneren 22 vite më të vogël. Ai ka rrëfyer se 23-vjeçarja jeton në Amerikë dhe janë njohur pasi Ana e ka parë në një dasmë atje.

Advertisements

Robert Berisha është shprehur se nuk e ka problem lidhjen në distancë dhe se planifikon të martohet sërish.

Advertisements

“Si mos ta postoj këtë pehri? Loçkë, 23 vjeçe, ulqinake. Nuk e kam problem lidhjen në distancë, më bie të udhëtoj shumë, edhe ajo vjen këtu.

Është viti i pari, më ka rënë shpesh të shkoj në Amerikë. Tani e kemi lënë që do të vijë të rrijë këtu më gjatë, se unë nuk kam mundësi që të shkoj të rri shumë.

Kur e kam njohur këtë nuk e ka ndjekur asnjë artist shqiptar, larg estradës. Më ka parë me një dasmë në Neë York, ka publikuar një story dhe kështu kemi nisur kontaktet. Nuk e ka ditur se kush jam. Ndihem shumë mirë me të. Kjo është Ana Maria.

Pse mos të kem dasmë. Dasmën e dytë do ta bëjë ndryshe. Do e bëja jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël diçka”, tha ai.

You may also like