Një shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi është përfshirë në një sherr të ashpër me klientin e një lokali. Jo vetëm kaq pasi shqiptari ka vazhduar dhunën duke goditur dhe kafshuar oficerin e policisë.
Advertisements
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, 12 maj, në një klub “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.
Advertisements
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa fillon të debatojë me një person tjetër. Sherri ka agarvuar deri në dhunë fizike. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, shqiptari i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar një prej efektivëve.
Shqiptari është arrestuar për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.