Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga vrasja e shqiptarit Roan Brahimi më 9 maj në Athinë.
Advertisements
Policia greke ka dalë në përfundimin se 32-vjeçari, baba i një fëmije të mitur, u ekzekutua për larje hesapesh në Shqipëri, jo në shtetin fqinj. Ai njihej si armik i Ervis Martinajt.
Advertisements
32-vjeçari ishte i njohur për autoritetet shqiptare, pasi bënte pjesë në një grup kriminal dhe më parë ishte arrestuar për vjedhje.
Mediet greke shkruajnë se 32-vjeçari së fundmi kishte frikë për jetën dhe fshihej në Dubai. Ai ndodhej në Greqi për Pashkët.
Më herët u zbulua se Brahimi bënte jetë të dyfishtë. Ai kishte familje në Shqipëri dhe gjithashtu kishte grua e fëmijë në Greqi.
Partnerja e tij, Katerina Beqo, 37 vjeç, ndodhej me të në makinë në momentin e ekzekutimit.