“Si deputet i Fierit kam…”/ I doli foto me vrasësin e efektivit të policisë në Fier, reagon për herë të parë Luan Baçi: E njoh dhe kam bërë foto me të…

by editor

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në fjalën e tij në protestën para Bashkisë së Tiranës, ka folur edhe në lidhje me foton që qarkullon së fundmi, ku ai shihet sëbashku me Azgan Merlicën, 23-vjeçarin që vrau ditën e djeshme (13 prill), efektivin, Novruz Cenalia.

Advertisements

Baçi tha se si deputet i Fierit ka shumë njohje, takime dhe dreka darka më shumë qytetar demokrat dhe jo vetëm, duke konfirmuar se e njeh autorin.

Advertisements

Ai shton se fotoja është bërë në vitin 2021, dhe atëhere Merlica sipas tij nuk ka qenë kriminel, por një qytetar i ndershëm dhe familjar.

Baçi: Unë këtu jam edhe për t’iu drejtuar punonjësve të policisë, së pari për t’i dhënë përgjigje shumë gazetarëve dhe mediave, që po më bëjnë sms për t’i dhënë një përgjigje intime në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier.

Unë shpreh ngushëllime të sinqerta për policin e vrarë. Por po ashtu konfirmoj se si deputet i Fierit kam shumë njohje, foto dhe takime dhe me qytetarë demokrat dhe jo vetëm, një ndër ata edhe vrasësi i atij polici.

Po ju media që e keni nxjerrur, po ju përgjigjem live, e njoh Azgan Merlicën. Në 2021 kur ka bërë atë foto me mua nuk ka qenë një kriminel, por një qyetar i ndershëm.

E dënoj veprimin e tij, shpreh keqardhje.

You may also like