Familjarë dhe të afërm të 40- vjeçares Enkelejda Limaj, i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi i saj është sjell në Vlorë.
Advertisements
40- vjeçarja humbi jetën pak ditë më parë në Greqi, ndërsa u masakrua nga ish- bashkëshorti i saj, i cili tashmë është arrestuar nga policia greke.
Advertisements
Të afërm dhe familjarë, e cilësojnë një ngjarje shumë të rëndë, ndërsa pranojnë se çifti kishte pasur konflikte të herë pas hershme.
Mes dhimbjes, nuk mungojnë që të kërkojnë edhe drejtësi që ngjarje të tilla të mos përsëritën.
‘Neve jemi kolegë, jemi shok me të dhe e dimë që në kohën që e ka marrë, që është lidhur me atë. Siç bën çdo prind me fëmijën.’
‘Ska më e rëndë. Është papërshkrueshme. Ata kanë jetuar jashtë dhe problemet më të mëdhaja i ka patur i ati dhe e ëma. Ka pasur probleme, por ajo sakrifikoi, sakrifikoi sa dha dhe jetën.’
‘Ngjarje e rëndë, jemi shumë e prekur. Vjen nga një familje shembullore, ngjarje të tilla mos ndodhshin kurrë. E morëm vesh nëpërmjet shokëve. Erdhëm ta përcjellim në respekt të shokut.’
‘Nuk e dimë si mund t’i shprehim atij babait, një familje shumë e mirë. Është një sëmundje shumë e rrezikshme. Unë e kam mbesën e gruas. Nuk kam dijeni vetëm di për ngjarje, kaq.’
Çifti ishte martuar, kur Enkelejda ishte vetëm 17 vjeç dhe e kishin zhvendosur jetën në Greqi. Jashtë kamerave, i vëllai i saj ka theksuar se është shumë e rëndë dhe një plagë e madhe për familjen.