Temperatura ekstreme, regjistrohet dita më e nxehtë e sezonit në këtë vend, do habiteni sa shënon termometri

by editor

Kryeqyteti indian regjistroi ditën më të nxehtë të sezonit të premten ku temperatura u rrit në 47.4 gradë Celsius, konfirmoi Departamenti Meteorologjik Indian (IMD).

Advertisements

Zona Najafgarh në jugperëndim të Delhit regjistroi temperaturën më të lartë prej 47,4 gradë Celsius, e ndjekur nga zona e Mungeshpur me 46,5 gradë Celsius, Aya Nagar me 46,2 gradë Celsius, Jafarpur në 45,9 gradë Celsius, Palam në 45,1 gradë Celsius dhe Ridge në 4 gradë Celsius. Zona e Rrugës Lodhi në 43.8 gradë Celsius.

Advertisements

Zonat ngjitur me New Delhi gjithashtu regjistruan valë të padurueshme të të nxehtit, me Noida në 45.2 gradë Celsius dhe Gurugram në 44.6 gradë Celsius.

Në një deklaratë, IMD tha se vala e të nxehtit do të mbizotërojë në Delhi dhe zonat përreth për dy ditët e ardhshme.

Një raport i medias online nga “India Today” citoi shkencëtarin e lartë të IMD-së, Naresh Kumar të ketë thënë se vala e të nxehtit ka të ngjarë të arrijë kulmin ditën e sotme.

Ndërkohë, mes valës së të nxehtit, incidente zjarri u raportuan në katër vende në të gjithë kryeqytetin indian. Punimet për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin janë duke u zhvilluar në të tre vendet. Ende nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

You may also like