Erërat fryjnë me shpejtësi 200 km në orë/ Përmbytje në Itali, Francë e Gjermani

by editor

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e të nxehtit.

Advertisements

Veriu i Italisë u godit nga disa stuhi dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke i lënë të përmbytur disa rajone, përfshirë Paduan dhe Vicenzan.

Advertisements

Ekipet e emergjencë janë mobilizuar, duke përdorur mjete të ndryshme transportuese për të shpëtuar banorët nëpër shtëpitë e mbuluara nga uji.

Guvernatori i rajonit të Venetos e ka përshkruar situatën në terren si “bombë uji”. Erërat që frynin me shpejtësi nga 150 deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar dëme materiale në Borgo Mantovano të Lombardisë.

Por situata është krejt ndryshe në jug të Italisë, ku një valë e pazakontë e të nxehtit po mbretëron derisa temperaturat në Sicili kanë arritur deri në 35 gradë celsius.

Në perëndim të Gjermanisë, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Saarland.

Saarbrucken dhe komunat e tjera gjermane kishin vështirë në evakuimin e banorëve, për shkak të rritjes së nivelit të ujit si pasojë e reshjeve të mëdha.

As në Francë nuk është aspak më e mirë gjendja, ku Meteo France i ka vendosur 39 rajone nën flamurin e verdhë që paralajmërojnë stuhi të fuqishme.

You may also like