Dalin pamjet e para nga rrëzimi i helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit(Video)

by editor

Publikohen pamjet me dron nga vendi ku u rrëzua helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, si dhe të gjithë zyrtarët e tjerë në bord.

Advertisements

Pamjet me dron të rrënojave, u morën nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe u transmetuan në mediat shtetërore iraniane.

Advertisements

Forcat e Armatosura të Iranit kanë lokalizuar sinjalin e telefonit të një prej anëtarëve të ekuipazhit që udhëtonte me presidentin iranian

Agjencia e lajmeve FARS, tregoi vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët dhe të pyllëzuar.

Një zyrtar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se helikopteri ishte plotësisht i djegur. Më herët, një dron turk zbuloi një burim nxehtësie, duke vlerësuar se ishin rrënojat e helikopterit që mbante Ebrahim Raisin dhe “koordinatat u ndanë me autoritetet iraniane”.

Anadolu publikoi gjithashtu video me kamerë termike.

You may also like