E rëndë/ Gjendet i varur në ullishte 68-vjeçari

by editor

Një 68-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një ullishte në fshatin Kosovë e Vogël në Lushnje.

Advertisements

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të hëne, ku i moshuari është gjetur i pajetë nga familjarët.

Advertisements

“Më datë 20.05.2024, rreth orës 05:00, në fshatin Kosovë e Vogël, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, në një ullishte, shtetasi R. S., rreth 68 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

You may also like