Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Andrew Bodes dhe Albano Velos, të akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa.
Advertisements
Edmond Papa u ekzekuta në Tiranë më 16 dhjetor 2022 dhe dyshohet se u eleminua si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së 27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt tek rrethrrotullimi i TEG, më 11 qershor 2022.
Advertisements
Ndaj kunatit Aleksandër Sadikajt, Albano Velo dhe të pandehurit tjetër rëndon akuza e vrasjes me paramendim.
Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.
Albano Velo, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, është kunati i Aleksandër Sadikajt.
I riu është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt dhe djali i një efektivi policie.
Ai është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.
Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022. Vetë 30-vjeçari ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.
Motra e Aleksandër Sadikajt nxjerr emrat e vrasësve të të vëllait
Motra e Aleksandër Sadikajt ka përmendur disa nga emrat që sipas saj janë të përfshirë në vdekjen e të riut. Vanesa shkruan në një postim në rrjetet sociale, se Ledion Alushaj në bashkëpunim me Edmond Papën janë autorët e vrasjes së vëllait të saj.
Sipas saj, 27-vjeçari ndjerë i kishte dhënë me mirëbesim makinën Ledion Alushajt, por ky i fundit e ka dërguar tek servisi i dajës së Edmond Papës, ku edhe iu vendos tritoli.
Ajo shkruan se Aleksandër Sadikaj dhe dy personat që i konsideron si vrasësit e të vëllait, hanin e pinin së bashku, madje i shkuan edhe në varrim një ditë pas krimit që shokoi opinonin publik.
“Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne”, thotë ajo.
Ndërsa shtoi se së bashku me Edmond Papën i kanë shkuar në banesë ku kanë qëndruar gjithë natën dhe “bënin sikur qanin”.
“Isha tek burgu kur i gjujti tritol shoku, Alexandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë.
Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandrit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandrin.
Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”.
Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandrit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterat e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve.
Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandrit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt”, shkruan ajo në një postim.
Vrasja e Aleksandër Sadikajt
27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, u vra më 11 qershor 2022 në aksin Sauk -TEG, kur makina me të cilën po udhëtonte shpërtheu, si pasojë e vendosjes së tritolit.
Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm.
Ai mundi të dilte vetë nga makina dhe u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Sadikaj ishte pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj.
Vrasja e Edmond Papës
Krimi ndodhi më 16 dhjetor 2022 në një lokal në Tiranë. Nga hetimi rezultoi se autorët e kanë ndjekur për disa ditë shtetasin Edmond Papa, para dhe ditën e ngjarjes deri në realizimin e krimit.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “EAGLE EYES” u bë ndalimi i shtetasit: A. V. 30 vjeç, lindur në Këlcyrë Permet dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” . Si dhe shpallja në kërkim e bashkëautorit, shtetasi A. B., 44 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia e Tiranës në reagimin zyrtar.
Në cilesinë e provave materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Audi” i përdorur nga autorët e dyshuar para dhe pas ngjarjes, pamje filmike dhe 3 aparate celular.
Pas krimit, burime nga uniformat blu thanë se pista kryesore e ngritur për hetimet është ajo e larjes së hesapeve për prishje të pazareve të drogës.
Viktima nuk jetonte në Tiranë, por kishte ardhur tek i vëllai i tij në kryeqytet.
Edmond Papa jetonte në Sarandë, ku kishte në pronësi dhe një hotel. Ndërsa rezultonte i dënuar edhe në Greqi për trafik droge.