Dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, përfshirë fëmijë të vegjël, pas një sulmi me thikë në një shkollë fillore në Kinën jugore.
Advertisements
Incidenti ndodhi mesditën e së hënës (me orën lokale) në qytetin Guixi në provincën Jiangxi të Kinës, tha policia.
Advertisements
Sipas policisë, sulmuesi ka qenë një 45-vjeçare, e cila ka përdorur si armë një thikë frutash. Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale, policia tha se gruaja është arrestuar.
Nuk dihet ende pse shkolla fillore, e cila mëson fëmijët nga gjashtë deri në 12 vjeç, u vu në shënjestër të 45-vjeçares.
ky nuk është incidenti i parë i ndodhur në Kinë gjatë muajve të fundit.
Majin e kaluar, një burrë goditi me thikë dy persona dhe plagosi 21 të tjerë në një spital në provincën jugore të Yunnan.
Në gusht të vitit të kaluar, dy persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën pasi një burrë i sulmoi me thikë në një lagje banimi në Yunnan.
Në korrik të atij viti, gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore të Guangdong./albeu.com