Një kamion ka dalë nga rruga pasditen e kësaj të hëne në Shkodër, pasi drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin.
Advertisements
Si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi i kamionit.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.