Zbardhet plani për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka/ Organizator vëllai i kolegut të tij socialist (DETAJE)

by editor

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me aktivitetin kriminal të ish-deputetit Arben Ndoka, dhe përplasjet e tij me bandat kundërshtare.

Advertisements

Në dosjen e SPAK, është zbardhur dhe plani i kundërshtareve për ta vrarë ish-deputetin. Ajo që tërheq vëmendjen në këtë plan është se organizator ishte Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja.

Advertisements

Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, sipas SPAK ishte pjesë e grupeve të Durim Bamit e Endrit Dokles që tentuan vrasjen e ish-ligjvënësit tjetër socialist Arben Ndoka.

Nga hetimet e SPAK rezulton se Arben Ndoka ishte planifikuar të ekzekutohej në janar 2021, kur pritej të shkonte për ngushëllim në shtëpinë e një gjyqtari nga Lezha që kishte ndërruar jetë.

Prokuroria thotë se Durim Bami dhe Endrit Dokle, në bashjkëpunim me Xhelal Rrajën, thurën planin për të vrarë Ndokën. Endrit Dokle kishte marrë përsipër të siguronte informacionin për lëvizjen e ish-deputetit Ndoka, Durim Bami dhe Xhelal Rraja ishin organizatorë, ndërsa Marklen Haka kishte marrë përsipër të gjente vrasësit e ish deputetit.

Pavarësisht se e ndoqën e vëzhguan për një kohë të gjatë, ata nuk e arritën dot Bamin, pasi lëvizte me makine të blinduar dhe merrte masa të lartë sigurie në çdo lëvizje. Edhe atë ditë, ai nuk shkoi në shtëpinë e gjyqtarit të ndjerë.

Nga ana tjetër, Ndoka kishte tentuar disa herë, me ndihmën e Ervis Martinaj, Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të grupit kriminal Avdulaj, Aldo dhe Astrit Avdylaj, të vriste Durim Bamin, pasi dyshonte se ishte i implikuar në vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka. “Nga komunikimet e zbuluara në SKY EÇ, Durim Bami ka shkuar në vendin ku mendohej se mund të vinte shtetasi Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit”, thekson prokuroria.

Këto të dhëna dalin në dritë në kuadër të megaaksionit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale dhe firmosi 50 urdhër arreste për bosë të krimit dhe anëtarë të grupeve të tyre kriminale.

You may also like