Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ilnisa Agolli, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Ëake Up”. Ajo komentoi rrugëtimin e partnerit të saj, Meriton Mjekiqi, brenda shtëpisë së “Big Brother VIP3”.
Advertisements
Por jo vetëm kaq, pasi gazetarja foli pak edhe për raportin që ajo ka me familjarët e Meritonit, pas deklaratës së moderatorit që kërkon të martohet me të, pas daljes nga Big Brother Vip. Ajo u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të motrën e moderatorit.
Advertisements
Ndërkohë më pas shton se i ka dërguar edhe një mesazh të vëllait të Meritonit, por duke mos treguar se çfarë i kishte shkruar.
Në këtë mënyrë, Ilnisa la të kuptohet se ajo ka një raport shumë të mirë me familjarët e partnerit të saj, të cilin e njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur nëse do të shkojë në Kosovë, Agolli u shpreh se aty ku ka lumturi nuk ka pse të flitet për vendin se ku do jetojnë.
Gjithashtu gazetarja u shpreh se Meritoni e meriton fitoren e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP”.