Protesta/ Belind Këlliçi: Kemi zbuluar dy emra të tjerë zyrtarësh të përfshirë në abuzime, do t’i kallëzojmë në SPAK

by editor

Ish-kandidati për kryebashkiak, Belind Këlliçi, e ka nisur protestën e tij para Bashkisë së Tiranës, duke denoncuar zyrtarë të këtij institucioni.

Advertisements

Ai shprehet se janë zbuluar fakte edhe për dy administratorë të dy ish-komunave të Tiranës, dhe se provat do të dërgohen në SPAK së shpejti.

Advertisements

Keni bërë denoncime për zyrtarë e ish zyrtarë ditët e fundit. I keni dërguar faktet në SPAK?

Belind Këlliçi: “Të gjitha janë në SPAK pjesë e dosjes “5D”. Kemi zbuluar 2 administrator të 2 ish-komunave të Tiranës, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia. Do të dokumentohen së shpejti në SPAK. Çdo gjë që kemi bërë, nuk jemi mjaftuar vetëm me deklarata publike, por çdo dokument është depozituar në SPAK. Shpesh dëgjojmë se PD ka probleme me drejtësinë, por nuk ka forcë që e ka asistuar më shumë SPAK se sa ne. Protestat do të vijojnë. Kërkesa është largimi i një hajduti që është në krye të Bashkisë, nëse ai nuk largohet protestat nuk mbarojnë”, u shpreh ai.

You may also like