Avokati Idajet Beqiri, duke folur në një emision televiziv për operacionin e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale, thotë se anëtarët e arrestuar kanë informacione për vrasjen e Artan Santos dhe gjyqtarit në Vlorë, Skerdilajd Konomi.
Advertisements
Beqiri thotët se pritet të ketë të penduar të drejtësisë që do çojnë më pas edhe në zbardhjen e këtyre dy vrasjeve të bujshme.
Advertisements
Idajet Beqiri: SPAK duhet të jetë konseguent në atë që ka nisur. Nuk i ka arrestuar kot, se pa ekzistuar dyshimi i arsyeshëm dhe pa e mbushur dyshimin prova të arsyeshme për të dhënë masën arrest me burg, në këtë linjë duhet të vazhdohen hetimet. Duhet të punojë SPAK, se i ka të gjitha mjetet ia ka dhënë ligji që i favorizojnë punën e SPAK për të bërë të penduar të drejtësisë. Kur bëhet fjalë për krime kaq të rënda, çfarë pritet dhe çfarë kërkojmë të na japin. Kërkojmë të na japin, se direkt ose indirekt ata dinë për vrasjen e Santos, gjyqtarit Skerdilajd.
Arbër Hitaj: Kush di për vrasjen e tyre?
Idajet Beqiri: Kjo organizatë, se këtyre u është kërkuar ndihmë, o të ekzekutimit ose të ruajtjes së kontrollit dhe ambientit derisa është bërë ekzekutimi, qoftë edhe i Skerdilajdit, kush e ndiqte, kush i mori targat e makinës ku ndenji ai që e pa kur doli nga shtëpia e të tjera me radhë, prandaj janë organizatë kriminale, se kanë role të ndryshme. Nëse do realizojmë që të kemi të penduar. Duhet të kemi se duke ditur që këto vepra penale e kanë dënimin me burgim të përjetshëm, që të përfitojnë lehtësira që u jep ligji, ata mund të japin dhe do japin. Arrihet në një pikë që këta njerëz e shikojnë dhe vetë ata bëhen sa do pak të përgjegjshëm për të luftuar mëkatet.