Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër.
Advertisements
Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët në shkollë dhe më pas është ndjekur derisa sulmuesi e ka kapur për fyti dhe e ka goditur disa herë me thikë.
Advertisements
Ngjarja ka tronditur dëshmitarët në vendngjarje të cilët thanë për DailyMail se e kanë dëgjuar të plagosurën duke bërtitur: “Më ndihmo, më ndihmo… po humbas gjaku”.
Policia e Bedfordshire konfirmoi se gruaja është dërguar në spital me lëndime të rënda, ndërsa për ngjarjen e rëndë është arrestuar një burrë.
Fqinjët kanë thanë se shqiptarja kishte pasur probleme me ish-bashkëshortin, i cili ishte paraqitur disa herë në adresën e saj, dhe së fundmi ishte bërë agresiv dhe i dhunshëm.