Modelja e njohur Trejsi Sejdini doli në dosjen e SPAK gjatë operacionit për goditjen e 50 emrave të njohur të botës së krimit në vend.
Advertisements
Emri i Trejsit ishte përmendur nga personazhe të botës së krimit në aplikacionin e koduar “SKY”.
Advertisements
Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500 dollarë Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.
Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.
Duke folur rreth kësaj, avokati Kujtim Ibraj tha në një emision televiziv, se përgjithësisht vajzat që shpesh mund të jenë edhe personazhe publike, kanë rolin e spiunit. Ai tha se ato përdoren për të mbledhur informacion, por rrallë herë për të nxjerrë dikë në pritë.
“Këto janë vajza spiune, përdoren si karrem për marrjen e informacionit nga grupe kriminale apo nxjerrjen në pritë. E bëjnë kundrejt pagesave, apo edhe në raste kur i blejnë rroba të shtrenjta e të tjera. Janë gjëra banale. Nuk ka patur raste kur një vajzë ka nxjerrë në pritë, vetëm kur personi mund të ketë qenë totalisht i pakujdesshëm”, u shpreh Ibraj.
Ndërsa gazetarja Aida Topalli tha se një rast i dyshuar për nxjerrje në pritë nga një femër, është ai i vrasjes ë Hekuran Billës.
“U përfol një vajzë në rastin e vrasjes së Hekuran Billës te Komuna e Parisit, në atë kohë hetimet policore kishin krijuar bindjen që e kishte nxjerrë kjo në pritë”, u shpreh ajo.