Vajzat e njohura të showbizzit në vend që grupet kriminale përdoronin për të marrë më shumë informacione në lidhje me lëvizjet e armikut, janë në dosjen e bujshme të SPAK-ut.
Advertisements
Gazetarja Aida Topalli dhe avokati Kujtim Ibra të ftuar në “Breaking” kanë treguar se Leonard Duka, dikur i dashuri i një modele të njohur, i ka dërguar asaj para përmes miqve të tij.
Advertisements
”Në dosje konfirmohet edhe lidhja e shumë përfolur. Del edhe emri i T.S dhe vërtetohet në një farë mënyre lidhja e përfolur nëpër rrjetet sociale apo mediat me Leonard Dukën. Është një episod ku Leonard Duka i bë një dërgesë parash përmes njerëzve të tij, por kemi dhe një episod tjetër, kur Ervis Martinaj e ironizon duke i thënë që t’i nuk ke qenë i vëmendshëm në këto gjëra sepse ty ta ka marrë mendjen modelja”,-tha gazetarja Topalli.
Kurse avokati Kujtim Ibra thotë se çështja e vajzave ka qenë deri në këtë shkallë të implikimit, asgjë më shumë sepse vetë ato e kanë ditur që kanë të bëjnë me persona shumë të rëndësishëm të krimit dhe nuk kanë hyrë më thellë për shkak të frikës.
”Kanë qenë informatore të vogla, aq sa kanë arritur të çojnë tek grupet e tjera kundrejt pagesave, drekave, blerjes së rrobave etj, janë gjëra banale”.