Avokat Spartak Ngjela i ftuar në “Breaking”, ka rikonfirmuar se bën tifo për Heidin, si fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP 3.
Advertisements
Heidi, një nga pesë finalistet, Ngjela e cilëson si vajzë inteligjente, me eksperiencë në ‘reality show’ dhe një fenomen estetik.
Advertisements
“Të kam thënë që jam me Heidin, por s’kam votuar. E ndjek ajo është inteligjente, ka eksperiencë ndërkombëtare në këtë fushë, kjo jetë është fenomen estetik. Fakti që është fenomen estetik dhe është e bukur, nuk i dihet se cc’ndodh. Do fitojë ajo… Ato aktoret e mëdha, para se të jenë të tilla duhet të ketë qenë të bukura se nuk i merrte njeri. Ato që kanë dhënë impakt të madh pozitiv”, tha ai.
Avokati krahasoi edhe lojën e saj me finalisten tjetër Eglën, duke thënë se sipas tij Heidi është më aktore se ajo.
“Egla lojën e ka të mirë, por Heidi është më aktore, jo në kuptim të populizmit, por në kuptimin e kinematografisë”, u shpreh Ngjela.