E rëndë/ Po realizonte një fotosesion, modelja goditet për vdekje nga treni

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në në Meksikë, ku një modele 30-vjeçare, ka vdekur në vend pasi u godit nga një tren. Cinthya Nayeli Higareda Bermejo, teksa ishte duke pozuar për një fotosesion në momentin që u godit për vdekje nga treni.

Advertisements

Modelja nga Venezuela, kishte planifikuar të kishte trenin me lëvizje të shpejtë në sfondin e fotove të saj, por përfundoi duke qëndruar shumë afër binarëve. Si pasojë ajo vdiq në çast.

Advertisements

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në Zacoalco de Torres pranë Guadalajara në Meksikën perëndimore, por mjekët konfirmuan vdekjen e Bermejo.

Trupi i saj u hoq nga shinat për t’iu nënshtruar autopsisë, përpara se t’i dorëzohej familjes së saj për varrim.

Policia ka mbledhur deklaratat e dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në fotosesion. Prokurori i shtetit të Jalisco, Joaquin Mendez Ruiz tha: “Bazuar në informacionet që kemi deri më tani, viktima po merrte pjesë në një fotosesion me një person që tashmë e kemi intervistuar dhe disa dëshmitarë të tjerë në vendngjarje. Forca me sa duket arriti t’i tërheqë rrobat e saj dhe kjo ishte ajo që shkaktoi vdekjen. Hetimi për vdekjen e modeles venezueliane është në vazhdim”.

You may also like