Agron Shehaj ditën e sotme ka mbledhur konventën themeluese të Partisë Mundësia në Pallatin e Kongreseve. Gjatë fjalës së tij Shehaj u shpreh se të gjitha ata që duan të përfaqësohen nga një parti e re dhe moderne Partia Mundësia është shtëpia e tyre pasi ata si parti shohin nga e ardhmja.
Advertisements
Ai më tej shtoi se ata janë të bashkuar për për të bërë realitet një parti të re politike që ka munguar në këto 30 vjet. Shehaj tha se kjo parti e re ka qëllim ti japë mundësi të gjithëve.
Advertisements
“Për të gjithë ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një parti e djathtë. Për të gjitha ata që kërkojnë të përfaqësohen nga një parti e re, moderne, Eurpoian, meritokratike. Për të gjitha ata që kërkojnë të shohin nga e ardhmja, Parta Mundësia është shtëpia juaj. Tani jemi këtu në këtë sallë me mijëra bashkëthemelues të Partës Mundësia.
Pavarësisht mosbesimit, sot jemi bashkuar për të bërë realitet një parti të re politike që në ka munguar në këto 30 vjet. Një parti që ka si qëllim kryesor dhe të vetëm t’i japë mundësi të gjithëve. ” u shpreh Shehaj.