Dy të mitur janë përplasur nga makina në Dibër, në raste të ndryshme
Advertisements
Dy aksidente të rënda kanë ndodhur sot në Dibër, ku të plagosur kanë mbetur dy të mitur.
Advertisements
Mësohet se një aksident ka ndodhur në fshatin Vrenjt, në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ku një 51-vjeçar një fëmijë të mitur. Nga ana tjetër, në Maqellarë, një 16-vjeçar, teksa ka qenë duke drejtuar një makinë, ka përplasur një vajzë të mitur.
Fatmirësisht, dy fëmijët e aksidentuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë larguar për në shtëpi.
Njoftimi i policisë:
Seksioni i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.M., 51 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.
Filloi procedimi penal dhe për një 16-vjeçar, pasi në Maqellarë, ka aksidentuar një shtetase të mitur, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.