Jugu gjerman i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit (Foto)

by editor

100 litra shi për metër katror. Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë.

Advertisements

Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Por nga shirat e dendura dy ditët e fundit rrezikohet jugu gjerman. Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg.

Advertisements

Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi.

Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.

Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman. Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror.

You may also like