Edhe sa do të shohim më akoma? Bardh Spahija: Revolta dhe vota kundër këtij kryeministri mafioz, detyrim

by editor

Nga; Bardh Spahija

Advertisements

Lidhjet mafioze të Edi Ramës nuk janë diçka e re. E re është që mediat ndërkombëtare kanë nisur të flasin hapur për kryeministrin, që për 11 vjet ka ndërtuar narkoshtetin.

Advertisements

Nuk është aspak rastësi që organizatat kriminale janë fuqizuar në nivel ndërkombëtar gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Rai 3 ka zbuluar disa shtresa të rëndësishme të partneritetit të errët mes Edi Ramës dhe përfaqësuesve të krimit të organizuar, i veshur herë me kostumin e biznesmenit, herë me kostumin e zyrtarëve më të lartë shqiptarë.

E reja tjetër është se për lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar ka dëshmuar numri 2 i qeverisë Arben Ahmetaj.

Ose thënë ndryshe, njeriu që ka qëndruar pas çdo marrëveshje ekonomike dhe financiare publike dhe private të Shqipërisë me kompani apo individë që kanë përfituar nga pushteti për t’i shërbyer pushtetit dhe për të ndarë me të përfitimet e paligjshme.

Tani, të kthehemi tek ajo që dimë. E dimë që për akuzën e rëndë të Arben Ahmetajt se Edi Rama ka pritur bosët e krimit në zyrë, apo që me dijeni të plotë ka lejuar dhe mbështetur kanabizimin e vendit me arsyetimin që do i bëjë mirë ekonomisë së vendit, nuk ka për të patur ndonjë hetim nga SPAK, siç do të ndodhte në ndonjë vend normal demokratik.

Afërmendsh, SPAK-u nuk mund të veprojë kundër shefit të madh! Prandaj, është detyra e çdo qytetari shqiptar që të reagojë. Në mos me protesta e revoltë ç’ka do ishte gjëja më normale dhe një detyrë qytetare, të paktën me votë!

Revolta dhe vota kundër këtij kryeministri mafioz duhet konsideruar si një detyrim për fëmijët tanë, që t’i rrisim këtu dhe jo t’i degdisim nëpër botë!

You may also like