Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në shtetin amerikan të Ohajos.
Advertisements
Bëhet e ditur se të shtënat kanë ndodhur pak pas mesnatës, saktësisht në qytetin e Akronit.
Advertisements
Në vendngjarje, oficerët kanë zbuluar dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë.
Mirëpo, deri më tani nuk është arrestuar askush, apo identifikuar si i dyshuar. Megjithatë, policia lokale ka njoftuar se një hetim në lidhje me rastin është duke u zhvilluar, shkruan BBC.
Sipas policisë, të paktën 25 persona janë qëlluar, një prej të cilëve ka vdekur.
Shumë prej të lënduarve nuk janë në rrezik për jetë, por disa janë “në gjendje më të rëndë”.
Kryetari i bashkisë së Akronit, Shammas Malik dhe shefi i policisë Brian Harding, më vonë lëshuan një deklaratë të përbashkët duke premtuar se do të “sjellin përgjegjësit para drejtësisë”.
“Me më shumë se dy duzina viktima, dhimbja dhe trauma jehonë në të gjithë Akronin sot, ndërsa ne kërkojmë përgjigje”, thuhej në deklaratë.
Gjithashtu, ata kërkuan nga kushdo që ka informacion në lidhje me të shtënat që të bashkëpunojnë me autoritetet.
“Ne kemi nevojë që ju të flisni për të parandaluar dhunën dhe hakmarrjen e mëtejshme”, shton deklarata.