Janë mbledhur 6000 euro fonde për transportin dhe varrosjen në atdhe të 7-vjeçarit shqiptar që u mbyt në det në Kretë.
Advertisements
Këto para do të përdoren për të paguar agjencinë e funeralit që do të merret me procesin e varrimit të djalit të vogël në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër do t’i jepet familjes.
Advertisements
Ngjarja tragjike ndodhi të shtunën ku vogëlushi iku fshehurazi nënës së tij, e cila po kujdesej për foshnjën, dhe u fut në det për t’u larë.
Dyshohet se ai është marrë nga dallgët dhe trupi i tij u zbulua nga një kalimtar në det.
Pavarësisht se banorët dhe më pas mjekët tentuan ta shpëtonin, vogëlushi nuk ia ka dalë që të mbijetojë.
Çifti shqiptar raportohet se e kishin banesën e tyre pranë plazhit, ku edhe ndodhi tragjedia.