U gjet në trotuar me dëmtime të rënda në kokë, zbardhet ngjarja në Himarë! Biznesmeni i dehur ra nga kati i dytë i banesës

by editor

Është zbardhur ngjarja në Himarë ku një pronar hoteli u gjet me dëmtime të rënda në kokë në trotuar.

Advertisements

Raportohet se biznesmeni ka rënë nga kati i dytë i banesës mbrëmjen e së dielës (2 Qershor) rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë.

Advertisements

51-vjeçari Nikollaq Bollano aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftimi i policisë.

You may also like