E ruan miqësinë me Eglën pas BBVA? Heidi komenton raportin me fituesen e këtij edicioni: E kam shumë xhan por…

by editor

Mëngjesin e sotëm ishte e ftuar në një program televiziv ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Heidi Baci. Gjatë kësaj interviste, ish-finalistja foli për eksperiencën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe për planet tani që ka dalë jashtë.

Advertisements

Gjithashtu ajo tregoi edhe nëse ka komunikuar me ish-banorët me të cilët ndau këtë rrugëtim prej 133 ditësh, tani pas daljes nga BBV3.

Advertisements

“Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur, ça të them”, tha Heidi.

Ndërsa e pyetur se kë do donte të takonte nga banorët dhe do e merrte në telefon vetë, Baci tha: “Julin ndoshta”.

Ish-banorja u pyet edhe në lidhje fituesen e këtij edicioni të tretë të reality shoë-t, Egla Ceno.

“E kisha shumë xhan, por ndodhi ajo që ndodhi. E meritoi fitoren, e respektoj vendimin e publikut. Por nuk më pëlqen mënyra si është sjellë në lojë. Unë kam parime të tjera”, tha Heidi.

You may also like