Zbardhet dinamika / Dhëndri i pronarit të hotel “Greccia” rrëmbeu dhe ekzekutoi recepsionistin në Dhërmi (FOTO)

by editor

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi.

Advertisements

Voxnews.al ka siguruar fotografinë e autorit të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Ai është Gerald Shehu nga Tepelena dhe me banim në Angli.

Advertisements

Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht dhëndri i pronarit “Hotel Greccia” në Dhërmi, si dhe pronar i restorantit në këtë hotel, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Siç mëson Voxnews.al, Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar, ndërsa rreth orës 00:30 dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

Motivet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Policia dyshon se pas krimit, Shehu, i cili është baba i një vajze dhe jeton me dokumente të rregullta në Britani, është larguar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës.

Autori i dyshuar Gerald Shehu

You may also like