“Më kanë ardhur foto se dikush po më tradhton”/ Ledjona kap “mat” në lokal..(Foto)

by editor

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ledjona Xheladinaj, ka postuar sot disa video në “Instastory”-n e saj. Në postimin e parë ajo tregon se i kanë dërguar disa foto ku i kanë thënë se po e tradhtojnë.

Advertisements

“Më kanë ardhur disa foto që dikush po më tradhton, edhe unë me thënë të drejtën tradhtinë nuk e fal. Fatkeqësisht mu prish edhe makina dhe mora taksi për të mbërritur aty. Këta që tradhtojnë zgjedhin vende si periferike larg, por nuk ka problem unë shkoj atje ku janë. Jam afër dhe do ta shikoni për kë bëhet fjalë. Ta dini që nuk më shpëtojnë dot”, tha Ledjona në videon e parë.

Advertisements

Dhe e gjeni dot se kush po e tradhton gazetaren e njohur? Është fjala për dy ish-banorët, Julian Deda dhe Erjola Doçi, të cilët pak më parë postuan video në “Instastory” ku tregonin se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pasi Ledjona ka mbërritur në vendin ku ishin ata të dy, ajo fillimisht ka treguar se kush ishte tradhtarja e parë, Erjola dhe më pas poston një video tjetër ku shfaqet aktori i dashur për publikun.

Advertisements

Ndërkohë kujtojmë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ata të tre krijuan një raport shumë të bukur miqësor që mesa duket do t’a vazhdojnë edhe jashtë saj.

You may also like