Silvinjo vendosi dje për listën finale të lojtarëve që do të marrë me vete në Gjermani, ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjet e Europianit.simoniTrajneri s’ka përfshirë portierin e katërt, Simon Simoni, duke qenë se të gatshëm janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Kështu një portier i katërt do të ishte i tepërt, mbi të gjitha sepse në grumbullim janë 27 lojtarë. Fatmirësisht, pas vlerësimeve që u bënë nga stafi teknik dhe doktori i ekipit kombëtar, nuk ka asnjë dëmtim dhe grupi gëzon shëndet të plotë.
Advertisements
Pas kësaj date, kombëtaret kanë të drejtë që të zëvendësojnë portierin në rast se dëmtohet një i tillë gjatë turneut.
Advertisements
Sa i përket programit, skuadra përfaqësuese do të udhëtojë ditën e sotme për në Dortmund. Pasi të zhvillojë një seancë të lehtë stërvitore paradite, në orët e pasdites të gjithë do të nisen për në Gjermani, ku do të akomodohen në Kaiserau, kampi bazë që është zgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit.