“Çimkë” në makinë trafi*antëve, 29-vjeçari tentoi vizë amerikane si staf i familjes mbretërore shqiptare

by editor

Një 29-vjeçar u prezantua si staf i familjes mbretërore shqiptare, dhe tentoi që në këtë mënyrë të marrë vizë amerikane.

Advertisements

Referuar dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme, i riu është vënë në kontakt me Ylli Çaushajn, të dyshuar si drejtuesin e grupit që dyshohet se manipulonte procesin e aplikimit për vizë amerikane me dokumentet të falsifikuara.

Advertisements

Në maj të vitit 2023, hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë mundur të përgjojnë bisedën e bërë mes tre personash brenda një automjeti “Porche” në përdorim të Çaushajt në Tiranë. Ata bisedojnë rreth një interviste që do të bënte në ambasadën amerikane një prej tyre, që do të shkonte jashtë si staf i mbretit.

Të nesërmen në mëngjes 29-vjeçari, që kishte aplikuar për vizë, para intervistës ka takuar Ylli Çaushajn dhe Artid Shtyllën, i pari i lënë në “arrest në burg” e tjetri në “arrest shtëpie”, të cilët e kanë parapërgatitur si duhet të përgjigjej.

Advertisements

Nga hetimi ka rezultuar se ambasada nuk i kishte pranuar pasaportën aplikantit, duke i kërkuar edhe një vërtetim punësimi. Tri ditë më vonë i riu ka takuar Ylli Çaushajn në automjetin “Porche”, ku ai i thotë “dokumentet i ke te xhaketa, mbrapa dhe do t’i dërgojmë me postë të thjeshtë, jo ekspres, që të mos biem në sy”.

Nga veprimet hetimore të SPAK, ka rezultuar se në pakon postare ndodhej pasaporta e 29-vjeçarit, si edhe një vërtetim në gjuhën angleze me siglën “Oborri Mbretëror Shqiptar”. Sipas SPAK, i dyshuari Ylli Çaushaj ka falsifikuar dokumentet me qëllim manipulimin e procesit për përfitimin e vizës amerikane nga 29-vjeçari, ndërsa i dyshuari Artid Shtylla ka bërë të mundur të mos bëhen verifikimet e plota nga ambasada për dokumentin e falsifikuar, duke pretenduar se ka njohje me personelin. /A2cnn/

You may also like