Ish-banorja e “Big Brother Vip3”, Françeska Murati, prej ditësh përflitet se është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Kjo pasi pak ditë më parë, ish-banorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram” dhe teksa një prej ndjekseve i kishte shkruajtur “Jam në maternitet”, Françeska iu kthye “Shihemi atje vitin tjetër”, duke lënë kështu të nënkuptohej se ka në plan të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti.
Advertisements
Mirëpo, fotografia e cila është postuar së fundmi nga gazetari Andi Vrapi, ka ngritur më shumë dyshimet ku Françeska shihet me duart e saj tek barku.
Advertisements
Mos ndoshta sapo u konfirmua që Françeska është shtatzënë? Megjithatë, jemi në pritje të një reagimi prej vetë ish-banores.
Ndoshta ky mund të jetë “prank” prej saj, pasi është tepër herët që të duket barku i saj i rrumbullakosur nëse ajo është shtatzënë…