Ky është momenti kur një protestues, që mban kapuç të zi në kokë dhe maskë në fytyrë, ka hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së Bashkisë Tiranë.
Advertisements
Advertisements
I riu ka hedhur molotov hyrje të institucionit, duke rrezikuar që të digjej Bashkia pasi flakët janë përhapur në pjesën e përparme të godinës.
Por, efektivët e policisë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve në kohë
Uniformat blu kanë hedhur ujë, duke fikur zjarrin që rrezikonte godinën e Bashkisë.
Gjithashtu, i njëjti protestues ka lyer me benzinë gomat para institucionet dhe u ka vendosur flakët.