Kampionati Evropian nis sonte me ndeshjen Gjermani-Skoci me fillim nga ora 21:00.
Advertisements
Ndërsa nesër në mbrëmje do të luajë Kombëtarja e Shqipërisë ndaj Italisë, ndeshje kjo e cila përbën një interes tepër të madh nga sportdashësit shqiptarë.
Advertisements
Një sfidë me rëndësi maksimale, ndërsa stadiumi i Dortmundit pritet të pushtohet nga tifozët e shumtë shqiptarë për të përkrahur dhe mbështetur Kombëtaren kuqezi. Dyert për tifozët do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes.
“Tifozë mos harroni që biletat ndodhen vetëm në aplikacionin “UEFA Mobile Tickets” dhe përpara se të shkoni në stadium, sigurohuni që bateria juaj e telefonit të jetë plotësisht e karikuar. Kodi QR i biletës do të shfaqet pak përpara hapjes së dyerve në ditën e ndeshjes. Biletat tuaja do të kontrollohen nga stafi i stadiumit në vend kontrollin e biletave, skanojeni biletën dhe drejtohuni për në vendin tuaj,“-thuhet në njoftim e FSHF.
Hyrja D është zona e përcaktuar për tifozët kuqezi në stadiumin e Dortmundit, ndërsa në foton e mëposhtme mund të shihni skemën e plotë të stadiumit për të gjetur tribunën ku ndodhet bileta juaj.
Në stadium ka disa rregulla strikte për tifozët. Disa janë paraqitur më poshtë, ndërsa mund të klikoni butonin “lista e plotë” për t’i shikuar të gjitha. Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.
-Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madh se telefoni juaj.
-Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.
-Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen.